16 Janar 2025

Jack Lew mund të drejtojë Departamentin e Thesarit

Washington, 10 janar - Njoftime të medias amerikane bëjnë të ditur se Shefi i Personelit të Shtëpisë së Bardhë Jack Lew pritet të propozohet si kandidatura për të drejtuar Departamentin e Thesarit.
       
Zyrtarët i thanë sot CNN-it dhe agjencisë së lajmeve AP se lajmërimi i Presidentit Barack Obama për emërimin mund të bëhet para fundit të kësaj jave.
       
Zoti Lew ka qenë drejtori për buxhetin i zotit Obama dhe ish-Presidentit Bill Clinton. Ai ka luajtur një rol kyç në disa negociata financiare mes Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit.
       
Para se të kthehej në Zyrën e Buxhetit në vitin 2010, zoti Lew shërbeu so nënsekretar i Shtetit. Ai ka qenë gjithashtu një nga drejtuesit e kompanisë Citi, si edhe nënpresident ekzekutiv i Universitetit të Nju Jorkut.
       
Emërimi i tij duhet të konfirmohet nga Senati. Nëse miratohet, ai do të zëvendësonte Sekretarin aktual të Thesarit Timothy Geithner. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)