16 Janar 2025

Italianët dhe spanjollët më të pasur se gjermanët

Berlin, 25 mars - Një studim i Bundesbank ka nxjerrë përfundim befasues se në vendet e goditura rëndë nga kriza financiare, si Italia e Spanja, njerëzit janë më të pasur se sa gjermanët.

DW në një artikull te saj shkruan se, në jug të Gjermanisë është mjaft e njohur shprehja: “Puno pa pushim, që të kesh një shtëpi. Por, a e ka sot një gjerman i nivelit mesatar një shtëpi të tijën, me oborr e me dhoma të bollshme për fëmijët?

Bundesbank thotë “Jo!”. Në krahasim me fqinjët evropianë, shumë pak gjermanë, sipas saj, janë pronarë të një banese private, madje edhe pasuria e familjeve klasifikohet dukshëm më e vogël sesa ajo e njerëzve në vende të tronditura nga kriza, si Spanja apo Italia.

44% e gjermanëve kanë shtëpinë e tyre, krahasuar me 58%, që është niveli në Francë, 68% në Itali dhe gati 83% në Spanjë.

Studimi trondit me rezultatin e tij: gjermanët, ndryshe nga sa mendohet, janë më të varfër se fqinjët e tyre në jug të Evropës. Ai e përllogarit mesataren e pasurisë së gjermanëve në 54 000 euro; në Itali ajo rrotullohet rreth 163 900 euro, ndërsa në Spanjë është rreth 178 300 euro.

Për studimin u mor një kampion përfaqësues prej 40 milionë familjesh, të cilat radhiten në rritje sipas pasurisë dhe u llogarit mesatarja aritmetike. Megjithatë, ekspertë të Institutit për Kërkimet Ekonomike në Köln i kanë kritikuar metodat e mbledhjes së të dhënave, që janë përdorur për realizimin e këtij studimi.

Sipas tyre, është llogaritur thjesht pasuria mesatare e familjeve. Problemi në këtë rast është se, familjet gjermane, me mesatarisht 2 persona, janë dukshëm më të vogla se familjet spanjolle, me 2-7 persona; që do të thotë se pasuria në këto vende shpërndahet mes më shumë personave sesa në Gjermani, vijon artikulli i DW.

Shifrat, gjithashtu, duket se pasqyrojnë gjendjen e Gjermanisë në vitin 2010, ndërsa ato për Spanjën vitin 2008, pikërisht atëherë kur në vendin evropiano-jugor sapo shpërtheu kriza e tregut të pasurive të patundshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)