15 Maj 2024

Italianë kaluan festat e Pashkëve në shtëpi, shkak kriza

Romë, 10 prill - Shumica e italianëve kaluan festat e Pashkëve në shtëpi dhe shtrënguan rripin me një ulje prej shtatë për qind të shpenzimeve totale krahasuar me vitin e kaluar për një total prej 1,2 miliardë euro, njoftoi dje organizata, \"Coldiretti\".

\"Të zymtë për shkak të hyrjes në recesion të Italisë dhe me perspektivën për një rritjeje të taksave, të paktën tetë italianë nga 10 e kanë kaluar këtë festë të rëndësishme në shtëpi\", deklaroi konfederata bujqësore.

Përveç kësaj, shpenzimet për blerjet e vezëve çokollatë, lepurushëve dhe karameleve të tjera dhe ëmbëlsirave tipike si Pëllumbi i Pashkëve (një kek në formë zogu) kanë rënë me 10 për qind në vit.

\"Rreth katër milionë italianë megjithatë shkuan në restorant, por për një shpenzim mesatar prej 40 eurosh dhe një total prej 172 milionë eurosh\", sipas një sondazhi nga instituti i sondazheve \"SWG\" të kryer për organizatë \"Coldiretti\".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)