Italia zotohet të punojë për rritjen e ekonomisë europiane
Romë, 3 korrik - Kryeministri italian Matteo Renzi tha të mërkurën në Parlamentin Europian se Italia do të punojë për nxitjen e rritjes së ekonomisë së Bashkimit Europian.
Italia mori presidencën e radhës së BE-së nga Greqia dhe do ta mbajë atë deri në fund të këtij viti.
Renzi theksoi se BE-ja ka realizuar stabilitetin ekonomik, por, ka nevojë për rritje ekonomike dhe Italia dëshiron të nxitë rritjen ekonomike.
\"Bashkimi Europian duhet të luajë një rol më të madh në problemet ndërkombëtare,\" tha Renzi duke i nxitur liderët e vendeve anëtare të veprojnë aktivisht për të mbrojtur pozitën ndërkombëtare unionit.
Ndërsa presidenti i Komisionit Europian Jose Manel Barroso shprehu përkrahjen e tij për punën e përcaktuar nga Italia dhe tha se BE-ja ka kushte për të shtuar punësimin