Italia vendi më borxhin me të madh në Eurozonë
Romë, 17 nëntor - Komisioni Evropian (KE) në një raport të tij paralajmëroi për nivelin në rritje të borxhit të Italisë.
Oli Rehn komisionari evropian për çështjet financiare të Evropës në një konferencë për shtyp tha: Për shkak t borxhit të larta të Italisë, ky vend nuk mund të mbështetet në kushtet e traktateve dypalëshe për investime.
Ky organ ka për detyrë të monitorojë përpilimin e buxheteve të 17 vendeve anëtare të BE dhe në rast se projekt buxhetet nuk përputhen me standardin e borxheve atëherë kërkohet të bëhen në ndryshime.
Komisioni e Evropës në raportin e tij, nivelin e lartë të borxhit të Italisë e ka cilësuar problematik.
Niveli i borxhit shtetëror të Italisë vitin e ardhshëm pritet të arrijë në 134% të PBB. Vlen të theksohet se Italia pas Greqisë është vendi i dytë që ka nivelin më të lartë të borxhit në mesin e vendeve anëtare të Eurozonës.