Italia vazhdon reformat për luftimin e krizës së borxheve
Romë, 6 gusht - Nën presionin e tregjeve financiare Italia e futur në borxhe ngrit shpejtësinë e reformave.
Kryeministri Silvio Berlusconi dhe ministri i Financave Giulio Tremonti, njoftuan se do të përshpejtohen masat e kursimeve në mënyrë që qysh në vitin 2013, pra një vit më herët se ishte planifikuar më parë, të arrihet një buxhet i balancuar shtetëror.
Përveç kësaj, parimi i buxhetit të balancuar duhet të përfshihet edhe në kushtetutën e vendit, sqaroi Berlusconi.