16 Janar 2025

Italia ul ndjeshëm parashikimet për rritjen ekonomike

Romë, 19 janar - Banka e Italisë ka ulur ndjeshëm parashikimet për rritjen ekonomike të vendit.

Në raport, banka parashikon që rritja vjetore e prodhimit të brendshëm bruto të jetë 1 për qind më e ulët se vjet, ndërkohë që parashikimet e mëparshme flisnin për një tkurrje prej vetëm 0.2 për qind.

Në raportin ekonomik të bankës mbi sfidat për qeverinë e ardhshme të vendit, banka shprehet se recesioni që përfshiu Italinë në tremujorin e parë të vitit 2011 do të vazhdojë për një pjesë të mirë të vitit 2013.

Kryeministri Mario Monti mori detyrën në kulmin e krizës për të parandaluar daljen e situatës jashtë kontrollit nën presionin e borxhit të madh publik.

Ai është vlerësuar për rikthimin e besimit tek tregu italian, megjithëse masat e ashpra buxhetore e kanë rënduar krizën duke vënë qeverinë e ardhshme përballë një sfide madhore

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)