12 Maj 2024

Italia, Spanja e Greqia koordinohen për ruajtjen e Eurozonën

Romë, 23 shtator - Kryeministrat e Italisë, Spanjës dhe Greqisë përsëritën angazhimin e tyre për ruajtjen e Eurozonës dhe për të çuar përpara integrimin europian, teksa u takuan në Romë gjatë mbledhjes së demokristianëve ndërkombëtarë.

"Nëse duam qeverisje globaliste duhet të koordinohemi më mirë. Kjo përfshin transferimin, por dua ta quaj si ndarjen e sovranitetit kombëtar", tha kryeministri italian Mario Monti.

"Angazhimi ynë është bërë më i fortë falë integrimit institucional, politik dhe ekonomik të vendeve tona. Sot, në kohën e krizës, ky angazhim mbështetet më shumë se kurrë në reformën në nivel europian. Duhet të ruajmë solidaritetin në BE dhe të promovojmë integrim më të fortë në çdo nivel", tha kryeministri spanjoll Mariano Rajoy.

Ndërsa shefi i qeverisë greke, Antonis Samaras përsëriti se dalja e vendit të tij nga Eurozona, nuk ishte një opsion. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)