12 Janar 2025

Italia sot do të shpallë paketën e re të masave ekonomike

Romë, 5 dhjetor - Kryeministri i Italisë, Mario Monti sot në parlament do të shpallë paketën e re të masave ekonomike.

Qeveria e Montit e cila është në një përpjekje të ashpër me krizën e borxheve të mëdha të Italisë, për të arritur ekuilibrin e buxhetit deri në vitin 2013, në paketën e re që ka përgatitur parashikon një kursim rreth 20-25 miliardë euro.

Paketa e cila parashikon që deficitin e buxhetit ta pakësojë 10-12 miliardë euro, planifikon që prej pronarëve të jahteve dhe aeroplanëve privatë të marrë taksa për \"prona luksi\".

Të dyja paketat e kursimit të shpallura prej Italisë, ekonomisë së tretë të Bashkimit Evropian, nuk janë të mjaftueshme për arritjen e objektivit të ekuilibrit të buxhetit deri në vitin 2013.

 

Kjo për arsye se vendi, raporti i borxhit publik të të cilit është 120% e prodhimit të brendshëm bruto, ndodhet përpara rrezikut të hyrjes në recesion.

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, parashikon që ekonomia e Italisë vitin e ardhshëm të zvogëlohet 0,5%.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)