Italia rrezikon të hyjë në recension
Romë, 2 dhjetor - Italia, e zhytur në krizën e borxhit, rrezikon të hyjë në recesion, theksoi sot ministri italian i Zhvillimit Ekonomik, Corrado Passera, një prej personave më me peshë në qeverinë e kryeministrit Mario Monti.
\"Ne po përjetojmë një periudhë të vështirë dhe është e sigurtë që ne rrezikojmë të hyjmë në recesion\'\', deklaroi ai në Romë duke këmbëngulur në shkaktarët e jashtëm për këtë hyrje të mundshme në recesion, ashtu si në vitin 2009.