17 Nëntor 2024

Italia pritet të dalë nga recesioni

Romë, 8 prill - Qeveria italiane ka konfirmuar se sivjet ekonomia e tretë më e madhe në eurozonë do të dalë nga recesioni i saj më i gjatë pas luftës, ndërsa ritmet e rritjes pritet të përshpejtohen në dy vjetët e ardhshëm.

Në parashikimet e veta të përditësuara për ekonominë, qeveria e kryeministrit Matteo Renzi pret që GDP-ja të rritet 0.7 % në vitin 2015, 1.4 % në vitin 2016 dhe 1.5 % në 2017-n.

Kryeministri Matteo Renzi deklaroi në një konferencë për shtyp se qeveria parapëlqen të mbetet e matur, dhe nëse është e mundur do të ulë taksat në vitin 2016 me ligjin e ardhshëm të buxhetit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)