Italia parashikon rritje ekonomike në 2013
Romë, 12 shtator - Kryeministri italian Mario Monti deklaroi se pret që ekonomia e vendit të shënojë rritje në vitin 2013, pasi sipas tij favorizohet edhe nga përmirësimi i situatës globale e ulja e interesave bankare.
Shefi i qeverisë tha se Italia do të jetë një ndër vendet e para që do të realizojnë më herët rishikimin e buxhetit.
Ndërkohë, ministri italian i ekonomisë, Vitorio Griliu deklaroi se pavarësisht situatës aktuale ekonomike, Italia nuk planifikon të ndryshojë masat shtrënguese dhe as të kërkojë ndihmë nga jashtë.