Italia paralajmëron pasojat në përballje me krizën ekonomike
Romë, 30 korrik - Kryeministri italian Enriko Letta, vuri në dukje se dobësia e treguar nga BE në zgjidhjen e krizës greke ka dëmtuar rëndë kredibilitetin e këtij unionit gjë e cila ka shtuar mundësinë e fitores së partive kundërshtare të BE në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Nëse arrihet përfundimi se BE nuk ka kapacitetin e duhur për zgjidhjen e krizës ekonomike në Greqi, atëherë zgjedhësit do të arrijnë rezultatin se BE nuk po funksionon dhe në këtë mënyrë votën e tyre do tua japin atyre partive që janë kundërshtare dhe kundër Evropës, tha në fjalën e tij Enriko Letta.
Në muajin Maj 2014 dhe njëkohësisht me presidencën e Greqisë në BE, do të organizohen zgjedhjet për PE.
Italia gjithashtu do të marrë përsipër kryesimin e BE në muajin qershor 2014. Vlen të theksohet se niveli i pakënaqësisë së popullit grek ndaj BE, popull i cili po përballet me një nivel papunësie prej 27% është tepër i lartë.