Italia nuk ka nevojë për masa të shtrëngimit ekonomik
Bruksel, 23 shkurt - Italia nuk duhet të ketë më nevojë për masa të shtrëngimit ekonomik për të arritur objektivat e saj të buxhetit, deklaroi Komisioneri i BE-së për Çështjet Ekonomike dhe Monetare, Olli Rehn.
\'\'Por, qeveria që do të formohet në Romë pas zgjedhjeve të përgjithshme elektorale të së dielës dhe së hënës duhet të ndjekë hapat dhe politikat e konsolidimit fiskal të miratuar nga qeveria e tektokratëve e kryesuar nga kryeministri në ikje Mario Monti\'\', theksoi Rehn.
Ka pasur spekulime që Italisë i nevojitet një tjetër masë buxhetore tepër e fortë përveç masave të shtrëgimit ekonomike të miratuara nga Monti, për të përmbushur angazhimet e saj me BE për balancimin e buxhetit në terma strukturore gjatë këtij viti.
Rehn deklaroi se kjo nuk do të ishte e nevojshme, me përmbushjen e disa kritereve.
\'\'Italia nuk ka nevojë për një tjetër masë buxhetore, por është thelbësore t\'u përmbahet angazhimeve të ndërmarra mbi strategjinë e konsolidimit që është miratuar tashmë dhe mundëson balancimin e buxhetit këtë vit\'\', u shpreh Rehn, ku shtoi se \'\'BE-ja do të vazhdonte ta monitoronte nga shumë afër Italinë\'\'.