Italia në një situatë reale ngërçi për kreditimin
Romë, 7 qershor - Kreu i Komisionit Ekonomik të ''Standard and Poor's'' për Evropën, Jean-Michel Six u shpreh të enjten se "Italia ndodhet në një situatë reale ngërçi për kreditimin".
Ai shtoi se 2013-a do të jetë një tjetër vit recesioni për Italinë, ku agjencitë e parashikimit të indekseve të rritjes ekonomike do të japin shifra të një rritjeje negative prej 1,5 për qind për këtë vit.
''Në vitin 2014 do të shohim hapat e para të një rritjeje të dobët ekonomike'', deklaroi Six gjatë një konference në Milano.
''Baza për një ripërtëritje reale të ekonomisë mund të vijë, mbi të gjitha, nga një koordinim i dukshëm monetar, bankar dhe fiskal në eurozonë'', theksoi ai.