08 Maj 2024

Italia në krizë ekonomike pas Spanjës

Romë, 13 qershor - Pas Spanjës gjendet nën trysni gjithnjë e më shumë edhe Italia. Ministrja austriake e Financave beson se edhe numri tre i eurozonës do të detyrohet t\'i kërkojë ndihmë BE-së.

Italisë i duhet të paguajë norma interesi më të larta për kredi të reja. Të martën qeverisë në Romë iu desh të garantonte për obligacione shtetërore deri 6,6 për qind. Investuesit po përpiqen t\'i shesin letrat italiane me vlerë, tregtia me sigurimet e dështimit të shlyerjes së huave po lulëzon. Qeveria Monti vihet në një pozitë sa vjen e më të vështirë.

Qeverisë Rajoy në Madrid sapo iu desh të pranonte se nuk i shpëton më dot bankat e vendit, të cilat gjenden në një rrugë pa krye pa marrë ndihmën e Brukselit. Tani ministrja austriake e Financave Maria Fekter, nuk e përjashton këtë mundësi as për qeverinë në Romë. Ajo tha në televizionin austriak se njëherë Italia duhet të provojë gjithçka që të dalë nga kurthi i huave pa ndihmë të huaj.

Spanja është ekonomia e katërt më e madhe në eurozonë, së cilës i duhet të pranojë që nuk është në gjendje t\'i zgjidhë problemet e veta pa ndihmën e Brukselit. Në rast se Italisë (ekonomisë së tretë më të madhe) i duhet gjithashtu të ndjekë këtë rrugë, atëherë kjo gjë do ta ngrinte krizën evropiane të huave në një nivel të ri.

Mirëpo një krahasim midis problemeve italiane me ato spanjolle zbulon dallime vendimtare. Në bisedë me Deutsche Welle-n, Jürgen Pfister, krye-makroekonomist i bankës Bayern LB, përmend dallimin më të dukshëm: \"Italia nuk ka problem me bankat, sepse nuk ka as plasje të boom-it me pasuritë e patundshme si Spanja.\"

Vështirësitë aktuale të Romës janë për shembull në rënien e kapacitetit ekonomik. Dhe kjo, thotë Pfister, është rezultat i masave të kursimit të qeverisë Monti. Gjithashtu duhet pritur që ato të lënë \"edhe vitin tjetër gjurmë të qarta frenash në ekonomi\".

Megjithatë, në krahasim me Spanjën Roma ka bërë mjaft përpara në përpjekjet e saj për uljen e borxhit të ri, thotë Pfister.

Ndërkohë që Italia mund të synojë një shkallë deficiti prej dy për qind, \"Spanja po patëm fat do t\'i afrohet nivelit 6,5 për qind\".

Veç kësaj ka edhe arsye të tjera që flasin për atë që Roma është më shumë sesa Madridi në gjendje t\'i vërë vetë në kontroll problemet e saj, vijon Pfister. Ai përmend këtu aftësinë e ekonomisë italiane për të konkurruar dhe strukturën industriale të këtij vendi të zhvilluar më tej.

\"Qeveria e teknokratëve\" që qeveris aktualisht Italinë, e drejtuar nga eksperti financiar Mario Monti, pati ardhur në detyrë me lëvdime në avancë. Mirëpo, për mendimin e Jürgen Pfister-it ajo nuk ka arritur t\'i plotësojë pritjet ndaj saj.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)