27 Prill 2025

Italia ndodhet në një recesion të thellë

Romë, 28 shkurt - Ekonomia e tretë popullore e eurozonës ndodhet në një recesion të thellë. Fuqia e ekonomisë italiane edhe sivjet do të tkurret. Papunësia në vend ka arritur në kuotën e 15 për qind,  - një në tre të rinj italian është i papunë.

Italianët ndjehen gjithnjë e më të pasigurtë dhe duket se nuk besojnë më tek reformat që ka kryer kryeministri Mario Monti.

Nga kjo situatë fituan pikë politike forcat euroskeptike. Më shumë se gjysma e votave shkuan për ish-kryeministrin Berlusconi dhe humoristin Grillo.

Nicolaus Heinen, ekonomist i Deutsche Bank analizon se nuk duhet të ngatërrojmë shkakun me pasojën: "Papunësia e lartë nuk është pasojë e reformave, por pasojë e keqmenaxhimit ekonomik për një dhjetëvjeçar dhe e bllokimit të reformave."

Në sistemin aktual janë favorizuar të punësuarit dhe të papunët janë injoruar, thotë Heinen për DW.

 Kjo bën që punëdhënësit i zgjasnin me vite procedurat e anullimit të kontratave nga frika se do t'u duhej të punësonin më të rinjtë.

Përpjekjet e Montit për reforma në Itali dështuan, sepse askush nuk donte të hiqte dorë nga privilegjet. Lëvdatat për stabilizimin e financave, profesori Monti i mori vetëm nga bota e jashtme.

Por këto u arritën me rritje tatimesh dhe shkurtime të shpenzimeve, ngrenë zërin kritikët. Në këtë kuptim ai i zhgënjeu italianët, është i mendimit, Andreas Freytag, Profesor i ekonomisë në Universitetin e Jenës.

"Si ata që deri më tani kishin përfituar nga sistemi, pra që i shihnin të rrezikuara interesat e tyre, ashtu dhe të tjerët që prisnin më shumë dinamikë, u ndjenë të zhgënjyer."

Në intervistë për Deutsche Welle-n, Freytag parashikon një dobësim të mëtejshëm të reformave të nisura, me pasojë vazhdimin e krizës dhe shtimin e pasigurisë.

Edhe ekonomisti i Deutsche Bank është i mendimit se kjo gjendje do të ndikojë në rritjen e pasigurisë politike në Europë: "Personalisht shoh rrezikun e frymëzimit edhe më të madh të kundërshtarëve të reformave në shtetet e tjera."

 Por italianët janë ata që do të paguajnë një çmim të lartë për këtë votë proteste, mendon Volker Hellmeyer, kryeekonomist i Bankës së Landit të Bremenit.

"Ne shohim në reagimet e para, se Italia po ndëshkohet nga tregjet financiare, me këtë do të ngushtohet mundësia e investimeve." Edhe sigurimi për normat e interesit për obligacionet shtetërore italiane është rritur me 0,5%. Zgjedhjet në Itali dëmtuan edhe obligacionet portugeze dhe ato spanjolle.

Megjithatë Nicolaus Heinen nga Banka Gjermane nuk parashikon shkallëzimin e krizës së borxheve. "Fakt është që gjendja aktuale në tregjet e kapitalit në Europë nuk mund të krahasohet me gjendjen e viteve 2010 dhe 2011. Ne kemi Bankën Qendrore, që ka premtuar mbrojtjen me çdo çmim të euros."

Por Banka Qendrore Europiane mund t'i tërheqë vetëm përkohësisht thëngjijtë e nxehtë nga prushi, më e rëndësishme është të sqarojmë çështjen e garancive, kërkon studiuesi Freytag.

 "Kush merr borxhe duhet të dalë vetë garant për to, e mund dhe ndoshta edhe duhet të shkojë drejt falimentimit. Nuk duhet t'ia ngarkosh këtë barrë taksapaguesve të vendeve të tjera." 

Freytag vëren se kolektivizimi i borxheve përgjatë viteve të krizës shkaktoi pakënaqësi, keqkuptime e agresivitet brenda eurozonës. Ekonomisti nuk kishte për t'u çuditur nëse unioni monetar do të shpërbëhej pikërisht prej çështjes së garancive.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)