Italia miratoi buxhetin e vitit 2013
Romë, 21 dhjetor - Senati i Italisë - Dhoma e Lartë e parlamentit - mbështeti me shumicë votash projektin e qeverisë për buxhetin e vitit 2013, njoftoi Agjencia Bloomberg. Tani projektligji do t\'i kalojë për shqyrtim Dhomës së Deputetëve.
Miratimi i buxhetit nga Parlamenti është pikërisht kriteri, në rastin e plotësimit të të cilit Kryeministri aktual Mario Monti premtoi të japë dorëheqjen dhe të caktojë zgjedhjet e reja.
Pritej që ai të njoftonte zyrtarisht largimin e tij në një konferencë për shtyp, kushtuar përfundimit të vitit politik dhe të planifikuar për më 21 dhjetor, por ngjarjen vendosën ta shtyjnë. Data e re nuk dihet ende.