17 Nëntor 2024

Italia kërkon të rrisë bashkëpunimin ekonomik me Kosovën

Prishtinë, 13 janar - Ministri i Financave Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim ambasadorin italian në Prishtinë  Andreas Ferrarese, ku kanë biseduar lidhur me thellimin e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve.

Me këtë rast Ministri Hoti e falënderoi Ambasadorin Ferrarese për vizitën dhe për mbështetjen e përhershme të shtetit Italian dhënë Kosovës, dhe në veçanti Ministrisë së Financave.

Ai gjithashtu shprehi gatishmërinë e tij si Ministër i Financave për thellimin e  bashkëpunimit  institucional edhe më tej.

Ndërsa, Ambasadori  Ferrarese uroj Ministrin Hoti për funksionin e ri dhe shprehi gatishmërinë e tij dhe të shtetit Italian për mbështetjen edhe në të ardhmen të institucioneve të Kosovës.

Ai gjithashtu u shpreh se Qeveria Italiane është e përkushtuar që të rrisë bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në aspektin ekonomik dhe financiarë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)