18 Nëntor 2024

Italia kërkon reforma për për të krijuar më shumë vende pune në BE

Bruksel, 9 korrik - Ministri i Financave i Italisë, vendi kryetar i radhës i BE-së, Pier Karlo Padoan, u shpreh të martën se do të vazhdojë nxitja e reformave strukturore në BE dhe e investimeve publike dhe private, për të krijuar më shumë vende pune.

Në përfundim të një takimi të ministrave të financave të BE-së, Padoan vuri në dukje se, për të nxitur rritjen ekonomike dhe shtimin e punësimit, detyra kryesore e BE-së është thellimi i reformave strukturore në vendet anëtare të saj.

Italia, ekonomia e tretë më e madhe në Eurozonë, mori në fillim të këtij muaji presidencën e BE-së, por niveli i borxhit në këtë vend ka arritur mbi 100 %.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)