19 Nëntor 2024

Italia i jep fund periudhës dyvjeçare të rënies ekonomike

Romë, 11 dhjetor - Italia i dha fund një periudhe dyvjeçare me një rritje negative në tremujorin e tretë të këtij viti, ku Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) ishte i njëjtë në krahasim me tremujorin e parë, deklaroi të martën Instituti Italian i Statistikave, ISTAT.

ISTAT-i rishikoi edhe një herë vlerësimin për periudhën korrik-shtator që kishte një rënie të PBB-së me 0,1 për qind duke e krahasuar atë me tremujorin e dytë të 2013-s.

Italia ka qenë në recesion që prej gjysmës së dytë të 2011-s, me tetë tremujorë të njëpasnjëshëm që kanë pasur një rritje negative duke shënuar rënien më të gjatë ekonomike në mbi dy dekada.

\"Nuk mund të themi se kur do jetë fundi i kësaj rënieje ekonomike\'\', tha ISTAT-i.

\'\'Nuk është puna jonë të garantojmë fundin e këtij recesioni\'\', përfundoi Instituti Italian i Statistikave.

               

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)