Italia humb 2 milion vende pune
Romë, 18 shtator - Që nga fillimi i krizës ekonomike në Itali, janë humbur mbi 2 milionë vende pune.
Qendra informative TM News, duke u bazuar në një raport të konfindustrisë italiane, njoftoi se që nga viti 2007 e deri tani, në Itali janë humbur 1milion e 978 mijë vende pune.
Gjithashtu parashikohet në vitet 2014 dhe 2015 në këtë vend të humben 1 milion e 904 mijë vende pune.
Konfindustria italiane në raportin e saj thekson se niveli i papunësisë në vitin 2014 dhe 2015, do të jetë 12.5 %.