Italia emeton obligacione me vlerë 8,5 miliardë euro
Romë, 27 tetor - Italia emetoi sot 8,5 miliardë euro obligacione me maturim gjashtëmujor dhe me interesa tepër të larta, që arrijnë në 3,535 për qind.
Një muaj më parë, ajo kishte emetuar obligacione përkundër interesit 3,071 për qind. Analistët vlerësojnë këtë hap si shenjë mosbesimi të investitorëve.
Megjithë miratimin e masave tepër të ashpra ekonomike, Italia nuk po arrin të sigurojë tregjet dhe është nën presionin e partnerëve të saj europianë, të cilët kërkojnë angazhime strikte në drejtim të reformave strukturore dhe reduktimit të borxhit.