12 Janar 2025

Italia e Greqia pritet të marrin hapa për tejkalim të krizës

Romë, 11 nëntor - Ligjvënësit italianë fillojnë sot votimet për në një seri masash shtrënguese të dizajnuara për të shmangur falimentimin, ndërsa kriza e përkeqësimit të borxheve evropiane po kërcënon një rajon të gjerë.

Senatorët italianë pritet të takohen për të diskutuar një paketë të reformave që përfshin shitjet e pasurive shtetërore.

Nëse miratohen, reformat do të mund të shkojnë në dhomën e ulët të parlamentit për miratim përfundimtar të shtunën ose të dielën.

Ish komisioneri i BE-së, Mario Monti, i cili konsiderohet si një zëvendësim i mundshëm për kryeministrin Silvio Berluskoni, pritet të marrë pjesë në seancën e sotme të Senatit në Romë.

Ndërkohë, edhe Greqia pritet të betohet sot në një qeveri të re të unitetit për të çuar përpara reformat e vështira të kërkuara nga Bashkimi Evropian.

Të enjten, Greqia e ka emëruar zyrtarisht, zëvendës presidentin e Bankës Qendrore Evropiane, Papademos Lukas, si kryeministër të përkohshëm, duke zëvendësuar George Papandreun. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)