06 Nëntor 2024

Italia drejt një krize financiare

Romë, 31 maj - Italia është zhytur përsëri në krizë. Disa javë negociatash mes grupeve politike jo-tradicionale nuk arritën të nxjerrin një qeveri të re koalicioni.

Kriza politike po rrezikon të dëmtojë përpjekjet për rindërtimin e bankave të vendit, duke minuar vlerën e kapitaleve të tyre, dhe duke rindezur frikën e daljes nga Eurozona. Këto dyshimet kanë tronditur tregjet e bonove të thesarit të Italisë.

Italia u detyrua sot të ngrejë interesat për bonot 10 vjeçare në nivelin më të lartë në katër vjetët e fundit, për t’i bërë ato tërheqëse për investitorët. Tregu i bonove u trondit nga kriza politike. Shqetësimet rreth planeve të shpenzimeve të qeverisë së re janë pasuar me shpejtësi nga frika e largimit të Italisë nga Eurozona.

"Ajo që shihet në tregun e bonove të qeverisë italiane, që janë zakonisht investime me rrezik të ulët, të krijon idenë e shqetësimit të investitorëve. Tregu i bonove qeveritare është i dominuar në pjesën më të madhe nga menaxherët e fondeve të pensioneve që investojnë me pak rrezik. Pra nëse këta lojtarë janë spektikë rreth bonove të qeverisë italiane, ka të ngjarë që edhe të tjerë në tregjet financiare të jenë në të njëjtën pozitë", thotë David Madden, analist i tregjeve financiare.

Italia shiti 5.57 miliardë euro në bono thesari, duke mos arritur për pak kufirit maksimal të 6.0 miliardë eurove.

Kërkesa ishte më e fortë për bonot pesëvjeçare krahasuar me bonot më të rrezikshme 10-vjeçare.

Kjo vjen pasi tregjet e letrave me vlerë të Italisë patën të martën ditën e tyre më të keqe në 26 vjet.

Investitorët po spekulojnë përsëri për atë që do të bëjë Banka Qendrore Evropiane për të zgjidhur problemin e rritjes së çmimit për blerjen e borxhit italian që po shkakton vështirësi për bankat italiane dhe po rigjallëron dyshimet rreth një shkëputje nga Eurozona.

Pasojat do të jenë të mëdha në se përsëritja e zgjedhjeve, në ekonominë e tretë më të madhe të botës, bëhet një referendum de-facto për anëtarësinë e Italisë në Eurozonë dhe rolin e saj në Bashkimin Evropian.

Ekonomia e Italisë është të paktën 10 herë më e madhe sesa ajo e Greqisë e cila pati nevojë për 250 miliardë euro nga Eurozona dhe fonde nga FMN-ja për t’i shpëtuar nga falimentimit. Në se Italia ka nevojë për një mbështetje të ngjashme, shifrat do të ishin alarmante.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)