Italia do të ulë taksat për të varfërit
Romë, 11 tetor - Autoritetet italiane do të ulin taksat për shtetasit me të ardhura modeste. Kjo është deklaruar nga Kryeministri i vendit Mario Monti.
Sipas fjalëve të tij, në këtë mënyrë autoritetet janë duke planifikuar të mbështesin pjesën më të varfër të popullsisë së vendit, e cila po vuan nga shkurtimet e shpenzimeve të buxhetit.
Shkalla e tatimit do të reduktohet për shtetasit me të ardhura më pak se 15 mijë euro në vit deri në 22 për qind (aktualisht 23 për qind).
Për ata, të cilët fitojnë nga 15 deri në 28.000 në vit, tarifat do të reduktohen deri në 26 për qind (aktualisht 27 për qind).