15 Maj 2024

Italia dhe Spanja nën ethet e borxheve

Romë, 4 janar - Italia dhe Spanja të vendosura në qendër të krizës në Evropë nga dita në ditë shtrëngojnë më shumë rripat.

Në dy vendet mbretëron opinioni që viti 2012 do të kalojë më vështirë se vitit 2011.

Në Itali, e cila mundohet të qëndroj në këmbë nën barrën e borxhit prej 1 miliardë e 800 milionë euro, Presidenti Giorgio Napolitano prej popullit kërkoi më shumë sakrificë.

Populli italian është i shqetësuar nga politika e shtrëngimit të rripit që erdhi në rend të ditës për të shpëtuar nga kthetrat e borxhit.

Paketa e masave ekonomike që përmban rritjen e tatimeve, uljen e pensioneve zvogëlon fuqinë blerëse në vend.

Çmimet e hidrokarbureve në Itali kanë arritur në nivelin rekord. Kështu që Italia tani është një vend me benzinë më të shtrenjtë në Evropë.

Ndërsa këtë vit mund të bëhet fjalë edhe për dëbimin nga puna të punëtorëve.

Tre sindikatat më të mëdha të vendit paralajmërojnë se me dhjetëra mijëra njerëz do të mund të mbeten pa punë.

Ndërkaq ashtu sikurse në Itali edhe në Spanjë mbretëron një atmosferë e zymtë.

Në Spanjë, ku pritet që deficiti buxhetor të jetë më i lartë se sa pritshmëritë, rripat do të shtrëngohen edhe më shumë.

Qeveria e re në vend deklaroi se do të rriten taksat ndërsa pagat e nëpunësve publik do të ngrihen.

Ndërsa Spanja është duke luftuar edhe kundër papunësisë së lartë në vend.

Përqindja e papunësisë në këtë vend është mbi 21%. Spanja është vendi me papunësi më të lartë mes vendeve të zonës euro. 

       

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)