Italia angazhohet për mbështetje ekonomike për Libinë
Romë, 30 shtator - Italia thotë se do ti shtojë lidhjet ekonomike dhe sociale me Libinë, edhe pse ky vend ka mungesa dhe vështirësi të mëdha në fusha të ndryshme, që nga kufijtë e pasigurtë për shkak të grupeve armatosura të rrezikshme. Për këtë çështje foli Ministri i Jashtëm italian Giulio Terzi.
Libia ka qenë koloni e Italisë dhe Roma ka lidhje disa dekadëshe me Tripolin, përfshirë interesa të gjera për gazin dhe naftën.
Ministri italian tha se gjendja jo e mirë e sigurisë në Libi, kontribuoi në vrasjen e ambasadorit amerikan, si dhe 3 amerikanëve të tjerë gjatë një sulmi ndaj konsullatës amerikane në qytetinn lindor të Benghazit.
Ministri i Jashtëm italian tha se vendi i tij do ta zgjerojë partneritetin me Libinë, gjë të cilën ai e përshkroi si diçka të rëndësishme në aspektin ekonomik dhe politik, por pa dhënë hollësi të tjera. Ai nënvizoi se lidhjet e Italisë me Libinë janë të forta.