29 Prill 2024

Itali, shifër rekord e papunësisë të të rinjve

Romë, 26 gusht - Italia ka një prej përqindjeve më të larta në Evropë të papunësisë të të rinjve dhe përqindja më e lartë varion në grupmoshat 35 vjeç, sipas një studimi të publikuar të mërkurën nga ''Confartigianato'', federata italiane e punës.

Gadishulli numëron më shumë se një milionë të papunë të moshës rreth 35 vjeç, rreth 15,9 për qind, thekson raporti që konfirmon se bëhet fjalë për një rekord evropian.

Shifra është veçanërisht e lartë në grupmoshat 15-24 vjeç me 27,8 për qind në muajin qershor, sipas institutit evropian Eurostat, kundër një mesatareje evropiane prej 20,3 për qind.

Por gadishulli është renditur më mirë në këtë kategori se disa vende të tjera evropiane, veçanërisht Spanja ku përqindja e papunësisë e grupmoshën 25 vjeç ka arritur në 45,7 për qind dhe Sllovakia me një për qindje prej 33,3 për qind.

Duke marrë parasysh grupmoshën 35 vjeç, sipas Confartigianato, numri i të rinjve që posedon një punë ka rënë me 926 000 nga viti 2008 deri në vitin 2011, më shumë se kriza ekonomike financiare.

Sipas institutit italian të statistikave ''Istat'', Italia numëron tremujorin e parë 2011, 1,152 milionë të papunë të grupmoshës 35 vjeç.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)