Itali, përqindja e papunësisë arriti nivel rekord
Romë, 1 qershor - Përqindja e papunësisë arriti në muajin prill një nivel rekord prej 10,2 për qind, ndërkohë që ekonomia e tretë e zonës euro ka hyrë në recesion, sipas vlerësimeve paraprake të publikuara sot nga ISTAT-i.
Ky është niveli më i lartë që prej fillimit të statistikave mujore të papunësisë në vitin 2004.
Ky është muaji i dytë radhazi që papunësia regjistrohet mbi pragun 10 për qind ndërkohë që ISTAT-i kishte rishikuar në rritje vlerësimin e përqindjes së papunësisë në muajin mars me 10,1 për qind kundër një vlerësimi të mëparshëm prej 9,8 për qind.