Itali Papunësia bie në nivelin 12 për qind në korrik
Romë,3 shtator - Niveli i papunësisë në Itali u ul me 0,5 pikë në muajin korrik, duke u vendosur në 12 për qind, sipas shifrave provizore të publikuara sot nga Instituti Kombëtar i Statistikave (Istat).
Kjo rënie e papunësisë vjen pas një rritjeje, që zgjati dy muaj radhazi.
Gjatë 12 muajve të fundit, numri i personave në kërkim të një pune ka rënë me 217 mijë, ose një ulje me 6,6 për qind dhe niveli i papunësisë me 0,9 pikë.
Pas një rënie në maj (- 0,2 për qind) dhe një rritje të lehtë në qershor (+ 0,1 për qind), në korrik numri i personave aktivë u rrit me 0,2 për qind (44 mijë) në një muaj.
Niveli i aktivitetit në Itali u rrit me 0,1 për qind gjatë këtij viti, duke u vendosur në 56,3 për qind.