20 Nëntor 2024

Itali, 15 milionë njerë po përjetojnë vështirësi ekonomike

Romë, 24 maj - Afërsisht 15 milionë persona, që përbëjnë rreth një të katërtën e popullsisë, pas goditjes së Italisë nga recesioni, po përjetojnë vështirësi ekonomike që prej fundit të vitit 2012, njoftoi të mërkurën ISTAT pas shpalljes së raportit të tij vjetor.

Agjencia e statistikave kombëtare italiane deklaroi se nga 8,6 milion e këtyre personave, rreth 14,3 për qind e tyre po përjetojnë vështirësi të rënda ekonomike, dy herë më shumë se 6,9 për qind që regjistrohej në të njëjtën situatë për vitin 2010.

ISTAT deklaroi se merren parasysh shumë faktorë për të përcaktuar nëse një person ka vështirësi ekonomike, si për shembull nëse kanë kursime për të përballuar shpenzime të papritura, nëse mund të përballojnë një javë pushime larg shtëpisë, nëse janë prapa me pagesat e qirasë apo hipotekës, nëse mund të përballojnë një vakt të pasur me proteina për çdo dy ditë, nëse mund të përballojnë ngrohje të përshtatshme në shtëpitë e tyre si dhe nëse kanë para të mjaftueshme për të blerë sende të domosdoshme si një automjet apo një makinë larëse.

Njoftohet se 16,6 për qind e këtyre personave nuk mund të përballojnë një vakt të bollshëm në çdo dy ditë, tre herë më shumë e numrit sesa dy vjet më parë.

Ndërsa, 50,4 për qind që regjistrojnë mbi gjysmën e numrit të këtyre personave, nuk mund të përballojnë një javë pushime larg shtëpisë, në krahasim me 46,7 për qind të numrit në vitin 2011.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)