Istogu përfitues i grandit nga Ambasada e Bullgarisë në Kosovë
Istog, 21 maj - Kryetari i komunës Haki Rugova priti sot në takim zëvendës ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë Kiril Yanchev, me të cilin nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për zbatimin e projektit "Pajisjet me infrastrukturë të brendshme për institucionin e edukimit parashkollor, Gëzimi ynë" në Istog, ku nga ky bashkëpunim komuna e Istogut do të përfitoj një shumë prej 14.680 euro.
Kiril Yanchev, zëvendës ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë tha se kjo është një ndihmë financiare nga Republika e Bullgarisë për komunën e Istogut për renovimin e kopshtit për fëmijë, besoj se ky është një fillim i mbarë për një bashkëpunim të frytshëm në të ardhmen dhe besoj që marrëdhëniet ndërmjet ambasadës së Republikës së Bullgarisë dhe komunës së Istogut filluan që nga sot dhe do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
Kryetari Haki Rugova, falënderoj zëvendës ambasadorin Kiril Yanchev për vizitë dhe grandin e dhuruar për komunën e Istogut duke theksuar se ky grand ka një peshë të madhe për komunën tonë dhe se ky bashkëpunim është një fillim i mbarë dhe ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe ne të ardhmen.