Istogu mban dëgjim publik për tatimin mbi pronën e paluajtshme
Prishtinë, 19 nëntor - Në sallën e kuvendit komunal, kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Qaush Balaj është mbajtur dëgjim publik me qytetarë për rregulloren komunale për vendosjen e tatimit në pronën e paluajtshme.
Pjesë e dëgjimit ishte nënkryetari i komunës Agim Ademaj , drejtor të drejtorive komunale si dhe qytetarë.
Qëllimi i kësaj rregullore është të përcaktohen normat tatimore për vitin 2019 për të gjitha kategoritë e pronave të paluajtshme me përjashtim të kategorisë pronë publike brenda kufijve të përcaktuar me dispozitat e nenit 9 të Ligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme.
Gjatë këtij dëgjimi publik qytetarët dhanë vërejtjet dhe sugjerimet e tyre sa i përket rregullores për tatimin mbi pronën e paluajtshme