Istogu mban dëgjim publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore
Istog, 27 qershor - Organizuar nga kryetari i komunës Haki Rugova dhe Komiteti për Politikë e Financa është mbajtur sot dëgjim publik me qytetarë për Kornizën Afatmesme Buxhetore Komunale (KABK) për vitet 2020-2022.
Gjatë këtij dëgjimi publik me qytetarët Osman Sadikaj, Zyrtarë Kryesor Financiar njoftoj rreth draft kornizës duke ofruar detaje mbi grantet qeveritare, të hyrat vetanake komunale si dhe projektet e planifikuara kapitale për periudhën 2020-2022.
Nga qytetarët e pranishëm në takim u dhanë propozime për investime në fusha të ndryshme duke qenë se plani strategjik për buxhet është si rezultat i nxjerr nga kërkesat e qytetarëve.