Ismajli: Prioritet zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik
Prishtinë 27 maj - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli ka prezantuar prioritetet dhe orientimet e Ministrisë në vijim të këtij mandati, duke nënvizuar se prioritet do të jenë ndërtimi i kapaciteteve të reja energjetike, përmbyllja e projekteve që janë në proces dhe përmirësimi i performancës së Ndërmarrjeve Publike.
Në konferencën e parë për media pas emërimit në krye të MZHE-së, Ministri Ismajli ka falënderuar Zv.kryeministrin e parë, Behgjet Pacolli dhe Kryeministrin Thaçi të cilët i kanë besuan një detyrë kaq të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të Kosovës, një prej dikastereve i cili i jep orientimin e zhvillimit të vendit, ndërton politika makroekonomike dhe ndërton infrastrukturë legale dhe regullative për sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë, të cilët janë promotor për të ardhmen dhe zhvillimin.
Ai ka falënderuar edhe ministrin Besim Beqaj për punët e deritashme që ka bërë në MZHE.
Ministri i ri i MZHE-së, ka premtuar se do të angazhohet në realizmin e projekteve që janë në zhvillim e sipër, ndërsa do të angazhohet në implementimin adekuat të projekteve të cilat kanë përfunduar.
Duke u ndalë te fusha e energjisë, Ministri Ismajli ka vlerësuar se ka përfunduar me sukses procesi i privatizimit të distribucionit dhe kompania fituese para pak ditëve ka marrë në menaxhim të plotë këtë ndërmarrje, ndërsa ka shtuar se do të angazhohet maksimalisht që kjo ndërmarrje të ketë sukses dhe të përmirësojë parametrat për çka edhe është bërë privatizimi i saj dhe të jemi një storie e suksesit në regjion.
Një nga prioritetet që mendojmë se duhet të koncentrohemi është projekti i tejzgjatur i TC Kosova e Re. Ne e kemi linjit dhe pa dyshim që do te mundohemi në mënyrën më të mirë ta shfrytëzojmë në të mirën e vendit dhe popullit, por gjithnjë duke respektuar kërkesat që janë para neve edhe nga komuniteti ndërkombëtar dhe komunitetit për energji, tha Ministri, duke shtuar se kjo nënkupton politikën e ruajtjes së ambientit dhe hajpen e tregut të energjisë elektrike që do të ndihmojë në opitmizimin e ndërtimin dhe shfrytëzimin e burimeve të ngjashme.
Sa i përket projektit TC Kosova e Re, kreu i MZHE-së bëri të ditur se ka përfunduar miratimi i dokumenteve dhe tani është në procesin e zgjedhjes së kompanisë që do të ndërtojë këta gjeneratorë, duke premtuar se do të angazhohet që në janar të vitit 2015 të fillojë ndërtimi i Termocentraleve të reja më bazë linjitin.
Ministri Ismalji me këtë rast theksoi se Linja 40 kV Kosovë Shqipëri, e cila është e rëndësisë të posaçme jo vetëm për dy vendet, por ka karakter regjional e sidomos në optimizmin e e këtyre dy sistemeve por edhe sistemit në regjion.
Kjo linjë do të jetë përveç tjerash e rëndësishme për ndërtimin e tregut të përbashkët Kosovë Shqipëri, treg i cili do të ndikojë në furnizime enorme të energjisë elektrike në dy anët i cili bashkon burime të ndryshme në energjisë elektrike komplementare mes vete, treg i cili është përkrahur nga Komisioni Evropian sepse është në linjë në hapje të përgjithshme të tregut regjional që duhet të ndodh në vitin 2015, tha ai.
Sipas tij, në këtë drejtim USAID ka premtuar se do të ndihmojë, ndërsa do të ndihmojë edhe Qeveria Norvegjeze në studimin e fizibilitetit për këtë aktivitet drejt ndërtimit.
Ministri Ismajli tha se edhe pse TC Kosova A është paraparë që të mbyllet deri në vitin 2017, shpreson që TC Kosova A të mbyllet pas hyrjes në operim të së paku gjeneratorit të parë të TC Kosova e Re .
Pavarësisht vjetërisë të TC Kosova A në vitet e pasluftës ai ka luajtur një rol tepër të rëndësishëm në furnizimin me energji dhe si e tillë dalja para kohe dhe gjeneratorëve të ri do të shkaktonte jo vetëm mungese të energjisë por edhe shtrenjtim enorm të energjisë, kështu që do të angazhohemi që do të bëhet një mbyllje graduale e këtij Termocentrali vërtetë të vjetruar, tha Ministri.
Ismajli potencoi se MZHE është duke zhvilluar disa projekte që kanë të bëjnë me implementimin e masave të efiçiencës së energjisë në ndërtesa publike- niveli qendror dhe komunal dhe projekte të tjera në bashkëpunim me donatorë.
Me zyrën e Rregullatorit do të ndërtohen raporte shumë kreative. E njoh rëndësinë e rregullatorit dhe pavarësinë e rregullatorit. Para Rregullatorit kjo Ministri mund të parashtrojë kërkesa që nuk cenojnë pavarësinë e tij. Rregullatori është i thirrur me qenë i pavarur sepse duhet paralel të mbrohen interesat e konsumatorëve dhe natyrisht edhe interesat e industrisë dhe ta gjejë pikën e takimit në mes të këtyre dy palëve.
Sipas Ministrit Ismajli, një çështje tjetër me të cilën do të merret seriozisht MZHE është rishikimi i Strategjisë së Energjisë të Kosovës, duke shtuar se ka ide se si duhet ti qaset krejt kësaj sepse para nesh janë sfida që parashtrohen nga Direktivat Evropiane edhe prej Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë në Vjenë, si përmbushja e caqeve 20:20:20, etj.
Me këto përqindjet me të cilat duhet të arrij që me kohë të fusim energji të ripërtëritshme në tregun tonë, Rregullatori duhet të vazhdojë me tarifat stimuluese apo Feed in Tarifa, për erë, për energji solare. Në këtë drejtim MZHE dhe palët tjera të interesit do të angazhohet që të krijohet një ambient dhe struktura ligjore e rregullative për palët të cilat janë të interesuara për investime në këtë sektor, tha Ismali.
Numri një i MZHE-së bëri të ditur se këto ditë është duke u financuar një studim prej BERZH-it, i cili konsideron së cilat janë kapacitetet optimale të energjisë së prodhuar nga era për Kosovën dhe ajo do të jetë një parametër tepër i rëndësishëm. E dimë se për bazë në këtë Strategji do të merret Siguria e Furnizimit me Energji Elektrike e cila konsideron Kosovën dhe potencialet e Kosovës me burimet të energjisë tradicionale por edhe të ripërtëritshme.
Në këtë studim do të merret parasysh nevojat për energji elektrike edhe në kombinim me hidroelektranat e Shqipërisë, kështu që për këtë Strategji do të kemi burime mirë të studiuara, të cilat do të merren parasysh në mënyrë që të kemi një udhërrëfyes drejt rrugëtimit tonë në sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm me energji elektrike për këtë vend dhe normalisht me çmimin më të ulët të mundshëm për konsumatorët, tha Ministri Ismajli.
Sa i përket privatizimit të 75% të aksioneve të PTK-së, Ministri vlerësoi se procesi ishte transparent, i bazuar në rregullat e prokurimit të Kosovës dhe tani është në fazën e përfundimit.
Edhe telekomi edhe distribucioni dhe furnizimi duke e pasur rëndësinë që kanë do të vazhdojnë të monitorohen nga Njësitë e posaçme në kuadër të MZHE-së në mënyrë që ato kërkesa të cilat kanë qenë të parashtruara në procesin tenderimit të plotësohen në tërësi në mënyrë që konsumatorët e telefonisë mobile dhe konsumatorët e energjisë elektrike të jenë të kënaqur.
Ndër të tjera Ministri Ismalji është ndalur edhe te Ndërmarrjet Publike të cilat monitorohen nga Njësia e MZHE-së, duke pohuar se vendosë parametra matës të performancës me qëllimi që ndërmarrjet publike të mos jenë më barrë për shtetin por të jenë financiarisht të vetqëndrueshme
Ai tha se në proces është emërimi i bordeve, për të cilët janë vendosur kritere shumë më të ashpra në aspektin e konfliktit të interesit, por edhe në aspektin e kritereve profesionale dhe kjo garanton se do të ketë sukses.