Ismajli merr pjesë në konferencën për energji në Frankfurt
Kjo konferencë është pjesë e Konferencës së Munihut që mbahet çdo vit dhe që adreson çështjet e sigurisë globale.
Në vigjilje të kësaj konference, ministri Ismajli u takua me ekspertë të fushës së energjisë nga vende të ndryshme evropiane.
Ai pati takim me Prof. Dr. Friedbert Pfluger - Drejtor i Qendrës Evropiane për Energji dhe Burime të Sigurisë, me të cilin biseduan për mundësitë dhe modalitetet e bashkëpunimit me Kosovën.
Po ashtu, një takim të rëndësisë së veçantë ministri pati edhe me Narendra Taneja - president i World Energy Summit.
Ndërsa, takime të ndara, ministri Ismajli pati edhe me ekspertë të energjisë nga institute dhe asociacione të ndryshme dhe me renome nga fusha e energjisë si EUCERS King College London, Energy Research Institute etj.
Vlen të theksohet se organizator i kësaj konference është ambasadori Wolfgang Ischinger, ish ndërmjetës dhe përfaqësues i BE-së në trojkën që ndërmjetësoi në bisedimet Kosovë - Serbi, me të cilin ministri Ismajli zhvilloi një takim shumë miqësor dhe me të cilin u bisedua për mundësinë që Kosova të zgjerojë bashkëpunimin me kompani gjermane në radhë të parë por edhe me vende e kompani të vendeve të tjera në fushën e energjisë. Konferenca vazhdon punimet edhe nesër.