18 Nëntor 2024

Ismajli, mbështet Bahtirin në zhvillimin ekonomik të Mitrovicës

Mitrovicë, 13 mars - Ministri i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Kosovës, Fadil Ismalji, gjatë një vizite që i bëri Komunës së Mitrovicës i ka premtuar kryetarit, Agim Bahtiri, mbështetje të pakursyer për të gjitha projektet që ndërlidhen me zhvillimin ekonomik të këtij qyteti.

Ministri Ismajli me kryetarin Bahtiri folën për projekte konkrete zhvillimore që pritet të realizohen në Mitrovicë, siç është krijimi i Zonës së Lirë Ekonomike, ku investitorëve të huaj do t`u krijohen kushte të favorshme për investime.

“Kam kënaqësinë që sot po takohem me ju kryetar. Komuna e Mitrovicës, për të gjitha projektet zhvillimore do ta ketë mbështetjen e plotë të ministrisë të cilën e udhëheqë. Krijimi i Zonës së Lirë në Mitrovicë është i një rëndësie të veçantë. Pasi të kryhen procedurat ligjore, që shpresoj të mos zgjasin shumë, kjo zonë do t`i ofroj shumë lehtësira për të gjithë investuesit potencial”, ka thënë ministri Ismajli.

Ai po ashtu e njoftoi kryetarin Bahtiri me inicimin e procedurave që Qeveria e Kosovës i ka ndërmarrë për ndryshimin e Ligjit për Ndërmarrjet Publike, me ç’rast do të mundësohej që ndërmarrja Trepça t’i kthehet qeverisë për menaxhim.

“Me ndryshimin e këtij ligji, ndërmarrja Trepça do t`i  kthehet Qeverisë së Kosovës për menaxhim, pasi vlerësojmë se në këtë mënyrë qeveria do të merr vendime konkrete sa i përket këtij gjiganti metalurgjik dhe kjo do të jetë shumë e dobishme jo vetëm zhvillimin e Mitrovicës, por edhe Kosovës”, ka shtuar Ismajli.

Ndërsa, kryetari Bahtiri ka shprehur mirënjohjen e tij për këtë përkrahje të ministrit, duke e cilësuar si të domosdoshme për realizimin e projekteve zhvillimore në Komunën e Mitrovicës.

“Dëshiroj të them se unë jam duke punuar pa ndalur, që së pari ligji të respektohet në përpikëri, e pastaj të gjitha projektet që janë të rëndësishme për zhvillimin këtij qyteti të realizohen. Ju falënderoj për mbështetjen e juaj, dhe them se është e domosdoshme që të kemi një bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomikë për realizimin e projekteve dhe ideve tona për zhvillimin e Mitrovicës”, ka thënë Bahtiri.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)