20 Nëntor 2024

Ismajli e Giffoni bisedojnë për zhvillimet e fundit ekonomike

Prishtinë, 29 maj - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli ka pritur sot në një takim njohës Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Michael Louis Giffoni, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit ekonomike në vend dhe prioritetet e MZHE-së.

Ministri Ismajli me këtë rast ka falënderuar ambasadorin Giffoni për mbështetjen e deritashme që shteti italian i ka dhënë Kosovës, ndërsa ka njoftuar atë me orientimet e MZHE-së gjatë drejtimit të tij, duke theksuar se zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, e në këtë kuadër zhvillimi i sektorit të energjisë do të jenë ndër prioritetet kryesore.

Ismajli ka potencuar se do t’i japë shtytje projekteve që janë në proces të realizimit, ndërkaq ka shtuar se përmirësimi i mjedisit biznesor dhe përmirësimi i shërbimeve nga Ndërmarrjet Publike do të jenë në fokus të angazhimit të tij.

Nga ana e tij, Ambasadori i Italisë në Prishtinë, Michael Louis Giffoni duke uruar, ministrin Ismajli për detyrën e re, ka ritheksuar vazhdimin e mbështetjes së Italisë për Kosovën, me theks të veçantë në zhvillimin ekonomik.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)