Islanda përballet ende më krizën ekonomike të vitit 2008
Rekjavik, 11 prill - Islanda vazhdon të luftojë kundër rezultatit të krizës ekonomike që përjetoi në vitin 2008.
Në bankat që falimentuan gjatë krizës, gjenden rreth 6 miliardë dollarë të anglezëve dhe holandezëve.
Në referendumin e bërë në lidhje me pagimin e dollarëve të bankave të falimentuara, Islanda votoi për "Jo".
Holanda dhe Anglia kanë kompensuar nënshtetasit e tyre për shumat që kishin në bankat e Islandës.
Edhe qeveria e këtij vendi, përgatiti një plan për të bërë pagesat ndaj qeverive të Holandës dhe Anglisë. Por plani nuk u miratua nga presidenti i vendit.
Pas kësaj, plani u paraqit për referendum dhe 58% e popullsisë e refuzoi atë.
Grupet që janë kundër planit të pagesës, mbrojnë mendimin se nuk është e drejtë që borxhet e bankave të falimentuara të paguhen nga taksat e mbledhura nga populli.
Pas refuzimit në referendum, vendimin e fundit në lidhje me këtë temë do ta japë Komisioni i Vëzhgimit të Unionit të Tregtisë së Lirë të Evropës.
Ndërkaq specialistët bëjnë vlerësimin se zgjidhja e këtij problemi është çelësi i Islandës për tu futur në Bashkimin Evropian.