24 Dhjetor 2024

Islamic Relief ju mundëson t’u ndihmoni jetimëve përmes kurbanit tuaj

Prishtinë, 19 korrik - Islamic Relief është organizatë e pavarur për bamirësi dhe zhvillim, e cila vepron në 30 vende të botës, ndërsa në Kosovë është që nga viti 1999, me qëllim të mbështetjes së kategorive më të ekspozuara ndaj vuajtjes dhe varfërisë.

Islamic Relief Kosova ka në përkujdesje 1500 familje me fëmijë jetimë si dhe mijëra familje skamnore me asistencë sociale për të cilat kujdeset rregullisht gjatë gjithë vitit, e veçanërisht intensiteti i ndihmave shtohet jashtëzakonisht shumë gjatë muajit të bekuar të Ramazanit dhe festave të Bajramit.

Vitin e kaluar kemi furnizuar me mish të kurbanit (lopës) 3000 familje, ku numri i përfituesve ka qenë mbi 12 000 anëtarë të këtyre familjeve.

Me rastin e Kurban Bajramit, organizata merret me të gjitha fazat nga ato fillestare deri te shpërndarja e mishit te familjet me fëmijë jetimë që janë nën kujdesin e tonë.

Tri fakte rreth kurbanit në Islamic Relief:
1. Mishi i kurbanit do të shpërndahet te jetimët dhe familjet skamnore.
2. Ju mund ta merrni një pjesë të mishit për familjen tuaj, ndërsa 2/3 shpërndahen tek nevojtarët.
3. Therja e Kurbanëve bëhet ditën e pare të Bajramit ndërsa shpërndarja e mishit ditën e dytë.

Pagesa e Kurbanit mund të bëhet përmes:
- xhirollogarisë bankare (1708200008014285, IBAN: XK05 1708200008014285, SWIFT CODE: NLPR XK PR), pëmes

- ueb faqes https://www.islamicreliefkosova.org apo

- zyrat e Islamic Relief Kosova afër Xhamisë së 4 Llullave në Prishtinë ose ne zyret tona në qytetet tjera.

Për më shumë informata vizitoni ueb faqen zyrtare

https://www.islamicreliefkosova.org, në rrjetet tona sociale ‘Islamic Relief Kosova’ ose kontaktoni në numrin: +383 45 906 733


https://www.youtube.com/watch?v=6568cxbjJKs

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)