Ish-parkingu i UNMIKut bëhet park
Prishtinë, 25 mars - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Dardan Gashi, ka pritur kryetarin e Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, me të cilin ka biseduar për tarifat e lejeve të ndërtimit me ligjin e ri të Ndërtimit.
Përderisa të dy janë pajtuar që deri në fund të prillit Prishtina të gjelbërohet edhe me një park. Punimet në kthimin e ish-parkingut të UNMIK-ut në park qyteti do të nisin së shpejti.
Ndërkaq, ministri Gashi dhe kryetari Mustafa kanë folur edhe për problemin e mbeturinave, ndër të tjera, rreth mbetjeve shtazore dhe ato të materialit ndërtimor.
Gjetja e një zgjidhjeje të shpejtë për mbetjet shtazore në Prishtinë është urgjente ka thënë Mustafa, ndërkaq në koordinim me ministrin janë pajtuar që deri në funksionimin e projektit për asgjësimin e tyre, të caktohet një lokacion për grumbullimin e tyre.
Kurse rreth mbetjeve të materialit ndërtimor, kryetari Mustafa ka propozuar të caktohet një lokacion në territorin e Prishtinës dhe të nisë projekti deri në interesimin e kompanive për të bartur atë.