Irlanda shpall planin e kursimit
Dublin, 25 nëntor - Irlanda shpalli masat më të ashpra buxhetore në histori në planin e saj katër-vjeçar, gjatë të cilës kohë pritet të kursehen 20 miliardë dollarë.
Plani ka për qëllim që të shkurtojë 10 miliardë euro nga shpenzimet dhe të rrisë 5 miliardë në taksat shtesë në mënyrë që të luftojë defiçitin më të keq evropian.
Ky plan është si parakusht që Irlandës t`i jepet kredia nga BE dhe FMN-ja, që kap shumën prej 85 miliardë euro.