20 Nëntor 2024

Irlanda: 85 miliardë euro për të mbajtur bankat e rrënuara

Dublin, 11 maj - Në fund të vitit 2013 përfundon programi i ndihmës për Irlandën. Atëherë vendi do të marrë përsëri kredi në tregjet financiare.

Nga 85 miliardë eurot e nevojshëm, që i nevojiteshin atëherë tigrit të dikurshëm keltik për të rimëkëmbur sektorin e tij bankar, Irlanda ka sjellë vetë 17, 5 miliardë euro nga asetet shtetërore dhe fondet e pensioneve.

67.5 miliardët e tjerë vijnë nga fondet e përbashkëta të të gjitha shteteve anëtare të BE-së (22.5), nga fondi i shpëtimit EFSF prej 17 shteteve të eurozonës (12.8), nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (20) dhe një kredi nga Britania e Madhe (3.8 ).

Irlanda nuk i ka marrë të gjitha fondet e miratuara. Në EFSF janë ende në dispozicion rreth 5 miliardë euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)