Iraku me rekord të eksportit të naftës
Bagdat, 2 shtator - Eksportet irakiane të naftës arritën gjatë muajit gusht kulmin e tyre gjatë 30 viteve të fundit, deklaruan sot zyrtarët irakianë.
\'\'Gjatë muajit gusht vendi ynë eksportoi 2,565 milionë fuçi në ditë, thënë ndryshe 8,442 miliardë dollarë\'\', deklaroi Falah al-Amiri, shefi i organizmit publik për tregtinë e naftës.
\"Këto janë shifrat më të larta gjatë 30 viteve të fundit\", thotë Assem Jihad, zëdhënës i Ministrisë irakiane të Naftës.