17 Maj 2024

Investitori në KEDS obligohet të mbajë punëtorët me afat trevjeçar

Prishtinë, 13 ma j - Deri nesër punëtorët e KEK-ut mund të deklarohen nëse duan të kalojnë në Kompaninë Kosovare të Distribucionit dhe Furnizimit me energji elektrike. Sindikalistët e Elektro-Kosovës janë shprehur të kënaqur me vendimin e qeverisë që pas privatizimit, punëtorët të kenë garanci për ruajtjen e vendeve të punës brenda afatit trevjeçar.

Pas privatizimit të kompanisë së furnizimit dhe distribucionit, investitori i ri obligohet nga Qeveria e Kosovës që të mbajë në punë të gjithë punëtorët brenda një afati trevjeçar.

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Elektro-Kosovës, Fehmi Pajaziti, thotë se vendimin për këtë ua ka dhënë Ministri i zhvillimit ekonomik, Besim Beqaj. Përmes këtij vendimi, Pajaziti tha se mbrohen të drejtat e të punësuarve me kontrata të përhershme, por edhe të përkohshme.

“Punëtorët që kanë kontrata të përhershme, trajtohen në bazë të marrëveshjes kolektive dhe ligjit të punës, kurse punëtorët që kanë kontrata të përkohshme që mundet me iu skadu nesër ose pas një muaji ata marrin një garanci shtesë që edhe nëse ndodh privatizimi qeveria obligohet që tri vjet t’ia përcjell pronarit, gjegjësisht investitorit që këta punëtorë ti mbajë në punë”, theksoi ai.

Me qëllim të informimit të punëtorëve me këtë vendim, përfaqësuesit e Sindikatës së Elektro-Kosovës kanë mbajtur takime në shtatë distriktet e Kosovës, kurse punëtorët kanë afat deri nesër të deklarohen rreth kalimit në kompaninë e re, sqaron Pajaziti.

“Sipas vendimit të qeverisë dhe marrëveshjes paraprake me qeverinë afati i fundit për dhënien ose jo të pëlqimit nga ana e punëtorëve është 14 maji, ditë e hënë, që do të thotë me të 15-tin, institucionet që do të merren me këtë cështje do të kenë të gatshme të gjitha kontratat, të nënshkruara apo jo, sepse nuk mund të paragjykoj, sepse është në proces”, tha ai për Radio Kosovën .

Në sektorin e furnizimit dhe shpërndarjes janë rreth 2 mijë e 500 të punësuar, 60 për qind e të cilëve kanë kontrata të përkohshme pune.
Ndryshe, në një takim ndërmjet ministrit të Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj dhe Kryesisë së Federatës së Sindikatave të Elektro-Kosovës është sqaruar se deklarimi punëtorëve për kalim në kompaninë e re nuk e rrezikon mirëqenien, kontratat apo vendet e tyre të punës.(rtk)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)