04 Maj 2024

Investitorët të shqetësuar nga luhajtjet e tregjeve

Paris, 12 gusht - Tregjet ndërkombëtare sot po mundohen të shërojnë plagët e djeshme për shkak të rënieve të mëdha që sollën shqetësimet në lidhje me bankat franceze.

Vetëm se risku që borxhi i madh në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe problemet në lidhje me rritjen ekonomike mund të përhapen dhe shkaktojnë një stanjacion global vazhdon ti shqetësojë ende investitorët.

Shqetësimet lidhur me fuqinë e bankave franceze, mes të cilave edhe Sosiete Zheneral (Societe Generale), dhe përhapjen e krizës së borxhit në Evropë edhe në sektorin financiar amerikan bëri që dje të ketë një shitje intensive të aksioneve të bankave në SHBA dhe Evropë.

Një faktor tjetër që solli rritjen e këtyre shqetësimeve është edhe rënia e shifrës së parashikimit për rritjen ekonomike për vitin 2011 në raportin e publikuar dje nga Banka Qendrore britanike për inflacionin tremujor.

Risqet më të rëndësishme që qëndron përballë rritjes ekonomike janë me burim të huaj, thuhet në raport, kurse Guvernatori i Bankës Qendrore të Anglisë, Mervyn King, tha se rënia në rritjen globale të ekonomisë do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe risku më i madh për rritjen ekonomike do të vijë nga zona euro.

Nga ana tjetër rritja në masën 1,5% në shitblerjen e transaksioneve me maturim në bursat amerikane siguroi që humbjet e sotme në bursat aziatike të mbeten të kufizuara.

Ndërsa në bursat evropiane sot kemi rritje që e tejkalojnë 2%.

Ari ka pësuar pak rënie nga niveli rekord që arriti 1 mijë e 800 dollarë për bonz, ndërkohë që pritet që luhatjet në tregjet ndërkombëtare të sjellin rritje graduale të besimit ndaj tregjeve financiare.

Ndërkaq pas agjencisë ndërkombëtare të vlerësimit financiar, Moody's, notën e kredisë së Qipros së Jugut e ka ulur edhe Fitch.

Fitch e uli me dy shkallë njëherësh notën e kredisë së pjesës greke të Qipros nga “A-“ në “BBB” dhe panoramën e notës së kredisë e deklaroi si “negative”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)