Investitorët të mos lihen të ikin nga Kosova
Ferizaj, 23 prill - Të bërit biznes në regjionin e Ferizajt, ishte tema e Forumit Biznesor të organizuar nga Aleanca e Biznesve të Kosovës dhe Kolegji Universitar Universum.
Agim Shahini, kryetar i Aleancës së Bizneseve të Kosovës, tha se kjo ngjarje ëhstë shumë e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të këtij regjioni. Sipas tij nga hulumtimet që kanë bërë AKB-ja tregojnë se Ferizaj është njëra ndër komunat më të mira për investime dhe kjo është një shembull shumë i rëndësishëm.
Hulumtimet tona tregojnë se ky regjion është e dyta edhe për rritje pagash në nivel të Kosovës dhe është një vend potencial për investime dhe bizneset duhet ta shfrytëzojnë. Me të drejtë Qeveria e Kosovës, duhet të jetë reformatore dhe të bëjë reforma të thella, sepse ka probleme, tha Agim Shahini.
Kreu i AKB-së, shtoi se stacioni i inestitorëve duhet të mbetet Kosova e jo siç po ndodh që bizneset të ikin në shtet për rreth. Synimi kryesor mbetet zhvillimi I shtetit. Bizneset tona po rrjedhin ngadal si lumë , por sigurtë, por këkrohen refoma të thella për zhvillimin ekonomik.
Besim Beqaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik, tha se bizneset kanë sakrifikuar çdo gjë vetëm vetëm për të hapur vende pune dhe zhvillimin ekonomik.
Qeveria e Kosovës, është e interesuar për zhvillim ekonomik të gjithanshëm të Kosovës. Dëshirojmë që program për zhvillim ekonomik të mos mbetet vetëm I qeverisë, por edhe atyre që fuqizojnë biznesin dhe zhvillimin ekonomik, tha Besim Beqaj. Sipas tij zhvillimi ekonomik nuk është vetëm detyrë e qeveroisë, por e atyre që zhvillojnë atë dhe për të bërë një mjedisë të qëndrueshëm e adekuatë edhe me legjislacion. Ne po bëjmë reformat ë thella për zhvillimin ekonomik, tha ministry I Zhvillimit Ekonomik.
Suat Berisha, kryetar I Bordit Drejtues të Universitetit Universum, tha se ideja për organizimin e këtij forumi, ka për qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe mundësive për nxitje më të madhe për një zhvillim më dinamik dhe të qëndrueshëm ekonomik të regjionit të Ferizajt.
Nga hulumtimet tona rezulton se ky regjion disponon me kapacitetet dhe potencial të mirë sitë bizneseve ashtu edhe të resurseve humane dhe infrastrukturore për shtimin e ndërmarrësve të rinjë dhe krijimin e ndërmarrjeve të mesme dhe të vogëla, tha Suat Berisha. Ai shtoi se komuniteti i biznesit duhet të bëjë përpjekje shtesë për inicimin e projekteve të reja dhe të jetë kërkues i vazhdueshëm kundrejt dikastereve qeveritare e lokale. Ai këkroi që krahas avancimit politik të shfrytëzohen shansat edhe për avancimin e fuqishëm ekonomik të shtetit të Kosovës.