Investitorët druajnë nga përhapja e krizës së borxheve
Bruksel, 19 korrik - Druajtjet se kriza evropiane e borxheve do ti përfshiejë Italinë dhe Spanjën negativisht ndikon mbi tregun financiar para takimit emergjent të liderëve të Bashkimit Evropian (BE) që do të mbahet nga fundi i javës.
Përhapja e krizës greke të borxheve në vendet tjera të BE-së do ta minimizonte edhe ashtu rritjen e dobët ekonomike evropiane.
Çmimet e aksioneve në bursat evropiane prej sot në mëngjes shënojnë rënie, tashmë tre ditë me radhë, ndërsa është dobësuar edhe euroja, për 0.7 për qind, në 1.4027 dollarë.