06 Nëntor 2024

Investitorë Amerikan të gatshëm për të investuar në sektorin bankar në Kosovë

Prishtinë, 10 prill - Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës Fehmi Mehmeti priti në takim përfaqësuesit e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare me seli në SHBA, të kryesuar nga Presidenti Nazar Mehmeti, Sekretari i Përgjithshëm Ismet Smajli dhe Drejtorin Naim Dedushaj.

Guvernatori Mehmeti falënderoi delegacionin e  Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në SHBA për interesimin e tyre në sistemin financiar në Kosovë dhe i informoi lidhur me zhvillimet e fundit në sektorin financiar në Republikën e Kosovës dhe lidhur me treguesit e shëndetit financiar.

Gjithashtu, Guvernatori Mehmeti theksoi kontributin e madh që diaspora shqiptare ka dhënë në të kaluarën dhe po vazhdon ta jap për zhvillimin ekonomik të Kosovës, përfshirë këtu nevojën e madhe që të hyrat nga diaspora  të transformohen nga konsumi në investime që do kontribuonin direkt në zhvillim ekonomik të Kosovës.

Në takimin e zhvilluar u diskutua mundësia e investimit në sektorin bankar të Republikës së Kosovës, ku përfaqësuesit e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës nga SHBA shprehën gatishmërinë për fillimin  e procedurave për hapjen e bankës së diasporës në Kosovë.

Guvernatori Mehmeti mirëpriti një iniciativë të tillë dhe informoi përfaqësuesit e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare lidhur me kërkesat ligjore të BQK-së për licencimin e një banke.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)